Lajme

‘Zbuloni se kush është në foto’ – Agim Bahtiri ia ‘prishë hijeshin’ odës së tij me fotografi të kualitetit tepër të dobët

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes postimit të disa fotografive jashtëzakonisht të turbullta në Facebook, ka treguar se ka pritur në shtëpinë e tij kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca dhe deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovci.

Ajo çka bie në sy është fotografia e Bahtirit me Glauk Konjufcën, të cilët mezi shihen si rezultat i kualitetit tepër të dobët të fotografisë në fjalë.

Mbetet ende e paqartë se në çfarë telefoni mund të jenë realizuar këto foto, megjithatë lehtë mund të nënkuptohet se mund t’i përkasë një serie telefonash të vjetër.