Lajme

Viktimë e aksidentit në Zhabar të Mitrovicës një 80 vjeçare, policia jep detajet e para!

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Zhabar të Mitrovicës ku vetura ka goditur një këmbësore, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Personi i aksidentuar ka ndërruar jetë.

Kështu ka konfirmuar edhe policia e Kosovës në një njoftim për Veriu.info.

“Aksident trafiku me fatalitet
Rreth orës 21:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin “Zhabarë”” , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshes rreth 80 vjeçare.” – deklaroi Zahiti.

Policia e konfirmon raportimin e Veriu.info për një aksident me fatalitet në Zhabar të Mitrovicës, humb jetën 80 vjeçarja