Lajme

Momenti kur shkatërrohet grupi kriminal në Serbi, 17 persona në pranga (VIDEO)

Në një aksion të koordinuar para një dite në Serbi janë arrestuar një grup prej 17 personash dhe janë kontrolluar 50 banesa.

Aksioni i përbashkët i Agjencisë për Siguri dhe Informacion, SBPOK, UKP – UP për qytetin e Beogradit, SAJ, Xhandarmëria e MPB-së, dhe me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar në bashkëpunim me EUROPOL-in, ka rezultuar me kapjen e 17 personave.

Bëhet fjalë për anëtarët e grupit të organizuar kriminal të quajtur Vraçarci të udhëhequr nga N.V dhe U.P, përkatësisht: L.C, I.B, D.M, N.B, V.M, N.M, S. M, A.M, N.K, N.T, M.T, J.B, Gj. K, N. J, A.N, N.V dhe D.N, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të komplotit për kryerjen e veprave penale dhe disa krime të vrasjes së rëndë, sipas deklaratës së Prokurorisë për Krimin e Organizuar.