Lajme

Vranët dhe shi, parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu, transmeton Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.