Lajme

Ministri Murati njofton rihapjen e një mase punësimi: “Subvencionim i pagës”

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është rihapur sërish për aplikim një masë punësimi, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Murati ka thënë se kjo masë parasheh subvencionim për bizneset që hapin vende të reja të punës për vajza e gra.

Këto biznese do të mbështeten deri në 50 për qind të pagës për tre muajt e parë, ka bërë të ditur Murati.

“Pra, nisur nga ky muaj e deri më 15 prill, bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim”, ka thënë Murati.

Ministri ka bërë të ditur se kusht për kualifikim është që personi që punësoni ju si biznes, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët.