Lajme

Ferizajasi gjen parking më të lirë për veturë – e parkon mbi Kurriz

Një person ka parkuar veturën e tij përmbi kurriz në lagjen “Dardania”.

Bazuar në targat e veturës shihet se personi që drejton automjetin është nga Ferizaji.

Fotografinë e ka bërë publike faqja “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”.

Komentuesit kanë ironizuar me parkingun e Prishtinës, duke komentuar se ky person ka gjetur vend më të lirë për ta parkuar veturën.

Ndryshe, një orë qëndrimi në këtë parking është 1 euro, përderisa pas orës së katër të qëndrimit çmimi do të jetë 80 centë.

Qëndrimi nga 12 deri në 24 orë është 15 euro, abonimi javor 90 euro, mujor 250 euro, për 6 muaj- 1mijë e 350 euro dhe abonimi vjetor- 2 mijë e 500 euro.