Lajme

Arrestohen dy persona për vjedhjen e një Golf 2-shi, njëri i mitur

Janë arrestuar dy persona në Lipjan të dyshuar për vjedhjen e një veture e tipit Golf II e më pas edhe disa pajisje pune.

Sipas njoftimit të policisë, njëri nga të arrestuarit është i mitur.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar, të cilët me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën në fjalë” thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 18 shtator të këtij viti.