Lajme

Aksident i rëndë mes dy veturave – 7 të lënduar, dy prej tyre dërgohen në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet e veta se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit janë lëndurar 7 persona,

Sipas informacioneve të para, të gjithë të aksidentuarit janë dërguar në spital për trajtim.

Ndërsa, një burrë dhe një grua janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.