Lajme

Zhvillimet në Veri, Lista Serbe lëshon një thirrje për serbët!

Lista Serbe ka bërë thirrje për t’u mbajtur një tubim nesër në Mitrovicë të Veriut, para statujës së “Car Llazarit”.

Në njoftimin e lëshuar ftohen të marrin pjesë serbët e Kosovës, nga ora 12:00.

“Në forme unike dhe unanime do t’i themi Evropës dhe botës se shteti ynë i vetëm është Serbia, dhe president është Aleksandar Vuçiq. Të tregojmë sa e duam Serbinë. Flamujt në dritare”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.