Lajme

Zhvillimet e fundit në veri – Osmani takohet me Kurtin, Konjufcën e Gërvallën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot takimin e rregullt koordinues me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, me kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla-Schëarz lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Gjatë takimit u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë në Kosovë.

Kujtojmë se të shtunën Lista Serbe u tërhoq nga të gjitha institucionet e Kosovës dhe pjesëtarët e policisë të komunitetit serb i zhveshën uniformat.