Lajme

Vushtrri: Një person lëndohet në vendin e punës, dërgohet në QKUK

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët dërgohen me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur në Vushtrri, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të Policisë, ai ishte duke punuar në një vend-punishte dhe pasi u lëndua u dërgua fillimisht në emergjencën e Vushtrrisë, për t’u dërguar më pas në QKUK.

Rr. Hamit Hyseni, Vushtrri 22.11.2022-15:45. Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar në një vend-punishte është lënduar. Viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencën e Vushtrrisë e me pas në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.