Lajme

Vjedhja në parking të QTA’së në Skenderaj, hajnat erdhen me golf 6 – vetura kishte tabela të vjedhura në Deçan

Mediat lokale kanë raportuar pak me parë për një vjedhje që ka ndodhur dje rreth ores 15;00 në qytetin e Skenderajt.

Burime të rajonit kanë bërë me dije së hajnat kanë thyer një veturë në parking të QTA’së qe gjendet në rrugën “Sala e Hamit Jashari” dhe kanë vjedhur një çantë krahu me disa dokumente personal.

Siç mëson rajoni nga burimet e veta brenda prokurorisë së vetura me të cilin hajnat kishin lëvizur është golf 6 dhe i mbantë tabelat që ishin vjedhur po të njëjten ditë në Deçan.

Rajoni mëson së hetuesit policor kanë nisur hetimet dhe janë pranë zbardhjes së rasti ndërsa vepra penale është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.