Lajme

Vetura godet për vdekje çiklistin në Prishtinë

Një çiklist është goditur për vdekje nga një veturë të shtunën në mbrëmje në Prishtinë afër Stacionit të Autobusëve.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:40, ndërsa Policia ka konfirmuar se e ka shoqëruar në stacion ngasësin e automjetit.

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Vdekja e viktime është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.