Lajme

Vetura godet një biçikletist në Gjakovë, 33-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i rëndë trafiku mes një veture dhe një biçiklete ka ndodhur sot në fshatin Rogovë e Hasit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit, kane bëre të ditur se biçikletisti është në gjendje të rëndë si pasojë e goditjes kurse shoferi i dyshuar është arrestuar.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia në Gjakovë dhe kanë njoftuar se i lënduari është dërguar në QKUK, kurse i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur në afërsinë e një shkolle, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, vetura ka goditur biçikletistin. I njëjti ka pësuar lëndime të rënda, frakture në dorë dhe në krah.