Lajme

Vetaksident në Pejë, shoferi përplaset me shtyllën elektrike dhe më pas godet një këmbësor

Një vetaksident ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 17:40, Policia është informuar për një vetaksident, i cili ka ndodhur ne rrugën “Konferenca e Bujanit” në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veturë dhe një këmbësor, vetura fillimisht e ka goditur shtyllën elektrike e më pas këmbësorin, i lënduari është dërguar në Spitalin rajonal për tretman mjekësor”, tha Rugova.