Lajme

Valon Syla lajmërohet pas sulmit, e lodh sulmin me BIK-un dhe ‘Mulla Mercedesin’

Gazetari Valon Syla ka reaguar në Facebook për sulmin me të cilin u përballë mbrëmë nga tre persona, në hyrje të një lokali në lagjen Bregu i Diellit. Ai ka deklaruar se mga sulmi ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe në dorën e majtë.

Sipas tij, sulmi ka të bëjë me reagimet e tij lidhur me veturën që iu dhurua hoxhës Mazllam Mazllami.

Syla ka shkruar se u sulmua “nga 3 persona, në dukje islamik fanatik”.

“Ishim në debat te Lleo në Pressing, dhe sulmuesit na kishin percjellur prej se kemi dale nga ndertesa e T7 duke na u percjedhur me veturë nga pas, deri te vendi ku jemi ndalur, une Ilir Mirena dhe Leonard Kerquki per takim edhe me disa gazetare te tjere pas debatit.

Ju kerkoj ndjesë, qe me vonesë po shkruaj publikisht. Por dua te ju them se jam mirë dhe ju falenderoj per mbështetjen e…
Posted by Valon A. Syla on Wednesday, April 12, 2023
Sulmi me çdo gjase ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, qe duket se nuk ju ka pelqyer fare dhe keshtu ka nxitur ketë komunitet te militanteve islamik të organizojne sulm fizik të paramenduar”, ka shkruar Syla.