Lajme

“Uniteti” në aksion, mbulon deponinë e mbeturinave në Germovë

Kompania Rajonale për Mbeturina “Uniteti”, në vazhden e aktiviteteve të saj për mirëmbatjen e mjedisit, ka bërë mbulimin e deponisë në Germovë.

Mbulimin e kësaj deponie KRM “Uniteti” e bënë në baza mujore, duke u bërë kështu shembull për menaxhimin e mbeturinave.

Postimi i plotë i kompanisë:

Mbulohet deponia e mbeturinave në Germovë

KRM “Uniteti” ka bërë mbulimin e deponisë në Germovë, duke i`u përmbajtur në mënyrë rigoroze planit mujor të parashikuar në planin e menaxhimit.

Ky aktivitet është i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve ambientale, duke e bërë këtë deponi një model për praktikat e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.

Pjesë e këtij procesi ishte edhe vendosja e gypave sipas nevojes për lirimin e gazrave nga deponia.

Përveç kësaj, deponia e Germovës vazhdon të mirëmbahet me një nivel të lartë, duke u vlerësuar si një nga deponitë më të menaxhuara në vend. KRM “Uniteti” është angazhuar vazhdimisht për të siguruar shërbime cilësore për qytetarët dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.🌿
Ky angazhim për një menaxhim të përgjegjshëm të mbeturinave dhe përmbushja e standardeve ekologjike janë pjesë e përpjekjeve tona për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të garantuar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm.
Ne jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve, duke punuar për një ambient më të pastër për të gjithë!
#Uniteti💚