Lajme

Tragjike: Vdes një punëtor, u rrëzua në vendin e punës

Një punëtor ka vdekur pasi është rrëzuar në vendin e punës në Prishtinë.

Ai ishte dërguar në QKUK, por nuk u ka mbijetuar lëndimeve.

“Viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë ne vendin e punës, ishte rrezuar dhe si pasojë kishte pësuar lëndime të rënda trupore i cili është dërguar në QKUK dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.