Lajme

Sot bëhet varrimi i 10 vjeçarit që humbi jetën në aksident

10 vjeçari Ajan Shala, që ndërroi jetë dy ditë më parë pasi u godit nga vetura, do të varroset sot.

Varrimi i tij do të bëhet në fshatin e lindjes, në Reshan.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM MORTOR

Familjar, miq e shokë

Me pikëllim të thellë ju njoftojm se engjulli ynë i vogël Ajan Shala ka ndërruar jetë me 24.08.2024 pas një aksidenti në trafik.

Varrimi i të ndjerit bëhet me 26.08.2024 në ora 15:00, në varrezat e fshatit Reshtan.

Duke na lënë përherë të pikëlluar dhe me zemër të thyer!

Me mall e kujton e gjithë familja Shala.