Lajme

Ky është i riu mitrovicas Qlirim Salihu që vdiq nga aksidenti me motocikletë, punonte si ‘delivery’

Sot në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçilkete, ku si pasojë e lëndimeve motociklisti ka humbur jetën.

“Mitropol” mëson se viktima është Qlirim Salihu, i cili punonte si ‘delivery’ në një piceri të hapur rishtazi në Shipol.

Policia njoftoi se stafi mjekësor ka konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të marra, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.