Lajme

Shtrenjtohen mishi dhe “pastërrmat” në Kosovë: 13 euro kilogrami, deri në 5 euro mishi i viçit të gjallë

Rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, nuk i ka shpëtuar as mishi. Një kilogram mish ka një çmim gogja të shtrenjtë, duke pasur parasysh gjendjen sociale në vend. Një kilogram mish ka një çmim prej 9 deri në 13 euro.

Bujar Humolli, i cili ka mishtoren e tij, thotë për IndeksOnline, se çmimet e mishit, po vazhdojnë të rriten.

“Shtrenjtimët kanë filluar si në krejt Evropën ashtu edhe në Kosovë, mishi i viçave dhe demave. Në kryesisht i blejmë nëpër tregjet e Kosovës. Çmimi i mishit të demit për momentin është 9 euro, mishi i viçit 13 euro. Kemi qebapët ka 5 euro, ndërsa suxhuku është 7 euro dhe mishi i terur shkon në 20 euro”, ka thënë ai.

Humolli shpreson që këto shtrenjtime mos të vazhdojnë, pasi që gjendja në Kosovë është renduar.

“Uroj të mos këtë shtrenjtime sepse pe shohim gjendjen në Kosovësiçështë, edhe në Evropë”,theksojë ai.

Ai teksa bënë krahasimet e çmimeve të mishit, me ato të vitit të kaluar, thotë se kanë pësuar rritje diku nga 4 deri në 5 euro.

“Mishi vitin e kaluar ka qenë 7 deri 7.50 euro, kurse këtë vit është 9 euro. Po flasim për mishin e demit. Ndërsa, çmimi i mishit të vicit tëqumështit ka qenë 10 euro tashme është 13 euro”Video: 1:13 “Ka pasur edhe rritje tëçmimeve tëviçave tëgjallë, nëpër tregjet e Kosovës, diku sillen prej 4-5 euro kg”, tha ai.

Ekipi i “IneksOnline”, ka vizituar edhe tregun, ku behët shitja e mishit të gjallë, ku për momentin çmimet sillen nga 3.20-3.50 euro për kilogramë. Tregtarët paralajmëruan se do të vazhdojë rritja e çmimeve nëse situata është e tillë.

Ata për IndeksOnline bën të ditur se deri në fund të vitit pritet të behët deri në 5 euro për kg.

“Po qysh jo, po vazhdon mu rrit. Deri në vitin e ri 5 euro do të behët”, kanë thënë tregtarët.