Lajme

Aksident i rëndë: Vetura godet biçiklistin, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Hysni Dobruna” në Gjakovë, ku një veturë ka goditur një biçiklist, i cili ka pësuar lëndime serioze dhe tashmë ndodhet në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Emergjencës, i dyshuari, një 34-vjeçar ka goditur 69-vjeçarin i cili ishte me biçikletë duke lëvizur në atë rrugë. Për shkak të shpejtësisë, i riu e ka goditur viktimën, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia, teksa 69-vjeçari është dërguar menjëherë në spital për shkak se ka pësuar frakturë në njërën këmbë dhe tashmë po merr tretman mjekësor. Ndërkohë pasi janë bërë ekzaminimet e nevojshme, për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Kujtojmë se pothuajse çdo ditë ndodhin dhjetëra aksidente në vendin tonë dhe shkaktari më i shpeshtë është mosrespektimi i rregullave të komunikacionit.