Sherri i qenit, kërset “belaja” mes kusherinjëve në Malishevë, përdorët edhe arma, ndërhyn policia!
Mesditën e së premtes janë dëgjuar të shtëna me armë në fshatin Janqist të Malishevës, ku një person dyshohet se u qëllua nga një plumb dhe për pasojë përfundoi në Polici, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima dyshohet se u qëllua nga kushëriri derisa ishte afër shtëpisë së tij, kur për një moment dëgjoi një krismë dhe pësoi lëndime në kokë
Pasi i njëjti është dërguar në spital për trajtim mjekësor, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar një gëzhojë, armën që dyshohet të jetë përdorur në rast, si dhe e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor.
Nga deklarata e të dyshuarit është kuptuar se motivi i rastit ka qenë një zënkë për shkak të qenit të viktimës, për të cilin i dyshuari pretendon se i ka shkaktuar dëme në oborrin e shtëpisë.
Pas mbledhjes së informacioneve dhe marrjes së deklaratës edhe të viktimës, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orë ndaj personit të dyshuar, ai dhe inicimin e rastit si “Shkaktim i rrezikut për përgjithshëm”.