Lajme

Sëmuren 14 fëmijë në çerdhe (VIDEO)

I sollën për përkujdesje, e të paktën 14 i morën të sëmurë.

Shëndeti i disa prej fëmijëve të institucionit parashkollor “Xixëllonjat”, u përkeqësua, të enjten, andaj për t’i diskutuar dyshimet, prindërit erdhën një ditë më vonë.

Por krejt çka u fol qe pas dyerve të mbyllura, e detaje nuk u dhanë.

Se çka u diskutua nuk tregoi as drejtuesja e kopshtit e cila nuk deshi të deklarohet para kamerës por tha që fëmijët të cilët kanë simptoma të njëjta, vjellje dhe barkqitje janë të prekur nga një grip.
Kështu iu tha edhe prindërve, kur erdhën ti marrin fëmijët tjerë, të premten.

Megjithatë, edhe ky infomacion që iu shkoi prindërve edhe virtualisht, i brengosi këta.

Për tu a larguar merakun, në shkollë erdhi edhe mjekja pediatre për t’i konstatuar nëse edhe fëmijët e tjerë kanë shenja gripi, dhe nëse se të njëjtit duhet të pushojnë më shumë se vikendi