Lajme

Rrëfimi mes lotësh i motrës së shtatzënës së vrarë: Qëlloi me armë derisa e myti krejt

Motra e viktimës ka folur për mediat, dhe ka treguar momentet tragjike. Ajo në lotë ka thënë se “qëllimi i vrasësit ishte ta mbys krejt”.

“E ka vra mas kreje me armë, niherë i ka mshu e e ka rrëzu, tani s’dyti herë i ka mshu edhe 3-4 herë edhe e ka mytë krejt…motra sot ka pasë me lindë”, thotë motra e viktimës.

Ajo ka akuzuar institucionet e vendit për mosveprim sepse i dyshuari e ka vrarë gruan me armë me shurdhues, pas kokës.

“Një herë e ka qëlluar, e ka rrëzuar, e më pas e ka qëlluar edhe herë të tjera dhe e ka vrarë. Motra ka pasë sot me lindë”, ka thënë ajo./Gazeta10