Lajme

Reshje bore këtë fundjavë në Kosovë!

Pas përmirësimit jetëshkurtër të motit të premtën gjatë kësaj fundjave një tjetër jo-stabile nga Atlantiku do të depërtojë në Mesdhe duke kushtëzuar krijimin e një cikloni më të ri i cili do të na sjellë reshje të reja atmosferike gjatë fundjavës.

Cikloni do të fuqizohet larg diku në jug të Italisë dhe brigjet e Afrikes veriore dhe në rajonin tonë do të vendosen rrymime ajrore nga verilindja. Kjo gjendje sinoptike do të kushtëzojë ulje të temperaturave dhe mund të favorizojë reshjet e para të borës në Republikën e Kosovës. Normalisht reshje bore nuk duhet pritur në viset më të ulëta të Kosovës, ngase për reshje të tilla do të duhej një goditje e fuqishme polare dhe siberike.

Përderisa modeli amerikan GFS parasheh reshje të dendura bore, modeli evropian ECMWF parasheh vetëm reshje simbolike të cilat do të japin pamje mjaft të bukura por nuk do të jenë fare të qëndrueshme.

Pra, reshjet e borës do të vijnë gjatë kësaj fundjave (të dielën) në Kosovë, megjithatë mbetet ende enigmatike sasia dhe qëndrueshmëria eventuale e borës.

Sigurisht se ndonjë skenartëi vërtetë dimëror ende nuk pritet të ketë (me përjashtim të viseve malore), por kjo do të jetë e mirëseardhur për ata që me padurim presin reshje estetike bore./MeteoBallkan