Lajme

Aksident i tmerrshëm në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë: Digjet një veturë, ambulanca në vendngjarje

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në Stanovc.

Dy vetura shihen të jenë aksidentuar rëndë, me ç’rast njëra nga to shihet të ketë marrë flakë, përcjell Jepi zë.

Ndërkaq, Jepi zë mëson se në vendngjarje ka arritur edhe ambulanca pasi dyshohet për të lënduar.