Rast i rëndë: 23-vjeçarja tenton të hidhet nga kati i tetë i banesës, e shpëton nëna e saj dhe Policia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Hashim Hajdini” në Fushë Kosovë, ku një vajzë ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, për motive ende të panjohura. Rasti tronditi familjen, të cilët arritën të kërkojnë ndihmë nga Policia dhe fatmirësisht vajza u shpëtua, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima, e moshës 23-vjeçare, është shpëtuar nga Policia në momentin e fundit, kur bashkë me nënën e saj shkuan te banesa dhe i kërkuan ta hapte derën.
Sipas informacioneve të para, zyrtarët policorë arritën të komunikonin me vajzën, të cilën më pas e bindën për t’u larguar nga ballkoni.
Viktimës fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes, ku edhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe më pas është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.
Ajo që dihet deri më tani është se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve, në drejtim të veprës “Tentim vetëvrasje”, që çojnë në zbardhjen e motivit dhe rrethanave të rastit