Lajme

Aksident në Lipjan, shoferi del nga rruga dhe rrotullohet

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Magure të Lipjanit, sot rreth orës 16:00.

Një veturë shihet se ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.

Ndërsa nëse ka të lënduar nuk dihet ende.

Kujtojmë se sot ka hyrë sezoni i dimrit, datë nga e cila duhet të vendosen gomat e dimrit.

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të vendosin nga sot gomat dimërore për sigurinë e tyre, në të kundërt parashihen dënime.