Lajme

Publikohet videoja se si qentë endacakë kafshojnë edhe pjesën e metaltë të një makine në Prishtinë

Qytetarët e Prishtinës po vazhdojnë rrezikohen nga qentë endacakë. Sulme nga qentë, madje edhe me pasoja po ndodhin shpesh herë.

Por, këtë herë ata ia kanë “mësyer” një veturë. Në faqen “Vrojtuesit e lagjes” mbrëmë është publikuar një video ku shihen tre qenë duke i kafshuar gomat e një veture dhe më pas edhe pjesën metaltë mbi gomë.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Ndërsa në Prishtinë ka filluar ndërtimi i Qendrës për trajtimin e kafshëve në Prishtinë. Ky projekt komunës i ka kushtuar mbi 200 mijë euro.

Punimet për ndërtimin e kësaj qendre në fshatin Hajvali pritet të përfundojnë në muajin e ardhshëm. Ky projekt si plan e ka trajtimin për qentë endacakë në territorin e Kryeqytetit. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, Habib Qorri nga Drejtoria për Shërbime publike të kryeqytetit.