Prindi i 21 vjeçarit nga Vushtrria që humbi jetën në Pestovë, e drejton gishtin nga shteti dhe kompania për aksidentin ku humbi djalin
Prindi i 21 vjeçarit që humbi jetën mbrëmë tek rrotullimi në ndërtim e sipër në Pestovë të Vushtrrisë po e konsideron si fajtor kompaninë që po e ndërton rrethin në këtë pjesë.
Ai ka thënë se rruga ka qenë e hapur dhe nuk ka pasur shenja.
“Faji është kryekëput i kompanisë dhe organeve përkatëse që merren me ndërtimin e rrugës sepse nuk ka pasur shenja dhe rruga ka qenë e hapur” ka thënë Istrefi.