Policia tregon në detaje si erdhi te incidenti në Merdare, ku tre persona grushtuan policët
Një video ku shihen disa persona duke grushtuar zyrtarët policorë në pikëkalimin kufitar në Merdare, është bërë virale. Detajet se si erdhi deri te ky incident, i ka dhënë Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Sipas raportit, njësitet policore i kishin ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin. Pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, thuhet se tre të dyshuarit nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë.
Të dyshuarit janë arrestuar, derisa bëhet me dije se dy janë shtetas të Kosovës dhe një i Shqipërisë.
Rasti është hapur në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Podujevë / 04.01.2024 – 10:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin. Pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë. Lidhur me rastin situata është vënë nën kontrollë, dhe personat e dyshuar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë shoqëruar në stacionin policor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.