KryesoreLajme

Plagosje dhe rrahje mes dy familjeve në Gjonaj të Prizrenit

Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar me rrahje dhe plagosje sot në fshatin Gjonaj të Prizrenit

Incidenti eskaloi nga një debat verbal në sulm e më pas edhe në përdorimin e armës.

Sinjali ka mësuar se dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Sipas informacioneve të para, njëri ka marrë plagë nga arma e zjarrit, kurse tjetri nga përleshja fizike.

Personat e dyshuar janë arratisur dhe tashmë po kërkohen nga Policia e Kosovës.