Plagoset një person në Prishtinë
Një person është plagosur në Prishtinë nga arma e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur në minutat e para të ditës së enjte, në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi”.
Kështu tha për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se personi i dyshuar aktualisht ndodhet në arrati.
“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.
Ajo theksoi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet dhe po punohet për arrestimin e të dyshuarit