KryesoreLajme

Përleshje te Santea në Prishtinë: Një person dyshohet se u ther me thikë, tre të arrestuar

Përleshje te Santea në Prishtinë: Një person dyshohet se u ther me thikë, tre të arrestuar

Para pak minutash ka ndodhur një ngatërresë mes disa personave te Santea në Prishtinë, ku si pasojë e një përleshjeje ku u përdorën edhe mjetet e mprehta, dyshohet se një person ka mbetur i therur me thikë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, teksa viktima është dërguar me urgjencë në spital.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.