Lajme

Përleshje brutale në Komoran, pesë persona rrihen mes vete me shufra metali

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Në një përleshje brutale mes vete kanë përfunduar sot rreth orës 07:00 pesë persona në Komoran të Drenasit.

Sipas Policisë, personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore për shkak se gjatë rrahjes përpos grushteve janë përdorur edhe mjete të forta, siç janë shufrat metalike.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në Komoran, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona. Në këtë rast, nga mjete të forta (shufra metali) , janë lënduar të gjithë personat e përfshirë”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë shoqërur në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim trupor’.