Lajme

Përfshihet nga zjarri një automjet i Policisë së Kosovës në rrugën Podujevë – Prishtinë

Një automjet i Policisë së Kosovës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën Podujevë – Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se zjarri është përhapur në pjesën e përparme të furgonit.

Nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan zjarrin, e as a ka persona të lënduar.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.