Lajme

“Papi Chulo” baksuz, në ditën që u lirua nga policia i konfiskohet sërish vetura

Një veturë e tipit BMW me ngjyrë të gjelbër ka qarkulluar javë më parë nëpër rrjetet sociale. Bëhet fjalë për fenomenin e rrjeteve sociale, i cili ka marrë shumë vëmendje kohëve të fundit.

Pronari i kësaj BMW të zhurmshme, Refki Hajzeraj, ishte liruar sot, por atij i është konfiskuar përsëri vetura në të dalë të qytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai, përmes rrjetit social TikTok.