Lajme

Pamje të rënda/ Qentë sulmojnë rëndë një 10-vjeçar në Skënderaj

Ditë më parë, Lirigzon Muslijaj nga Skenderaj është sulmuar nga qentë.

Me anë të një shkrimi që familjarët e tij ia dërguan faqes “Skenderaj Qyteti Im” kanë rrëfyer saktësisht se si ka ndodhur rasti, pas të cilit viktimës i është dashur të marrë trajtim mjekësor disa ditë.

Pamjet që kanë shkrepur familjarët janë mjaft të rënda.

Familja tha se për këtë janë në dijeni edhe kryetari Fadil Nura dhe policia në Skënderaj, por që nuk kanë ndërmarrë asgjë.

Shkrimi i plotë i Skenderaj qyteti IM:

Pamje të rënda / disa pamje nuk i kemi postuar sepse janë të rënda

Para pak dite ne komunen tonë Skënderaj ka ndodhur një raste ku qent endacak sulmojn një fëmijen te moshes 10vjeç ku rasti ka ndodhur në Klinë te Ultë .

Lirigzon Muslijaj 10vjeç është në gjendje te rënd dhe lendime siç e shihni ne foto dhe ne gjendje psikologjike shumë te rënd por familjari i tije na ka kontaktuar stafin tonë te Skënderaji Qyteti im qe tu bëjë apel komunes sa me parë qe te merren masa sepse koha e dimrit po afrohet dhe mund te jetë ndonje raste me humbje jetë.

Prindërit e Lirigzonit janë ne gjendje shume te rënd për shkak rastit qe ju ka ndodhur por dhe ma te rënd qe as krytarit i komunes z.Fadil Nura dhe as Policia në Skënderaj nuk ndërmerr diçka qe tu gjendet një zgjidhje sepse është vendi i posaçem në Mitrovicë te dërgohen qent endacak.

Në qdo mengjes ne Sheshin “ Adem Jashari “ Skënderaj dhe afer shkolles “ Shaban Jashari “ mbi 30 qen ulurasin dhe fati qe ende nuk ka ndodhur diçka dhe me e keqe por kush do merr përgjëthsi ????

Familjes Muslijaj i dëshirojm qe fëmija i tyre Lirigzoni qe te sherohet sa me shpejt dhe te jet me shëndet sa me mire e te bashkohet më shokë/qe ne shkollë.🙏

.