“Nuk më foli tri ditë’, Anita flet për ‘konfliktin’ me Ramushin
Moderatorja e njohur, Anita Haradinaj së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” ku edhe zbuloi detaje tjera nga eksperienca e saj në programin e vallëzimit “Dance With Me”.
Ndër të tjerash ajo tregoi se si e ka pritur bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj pjesëmarrjen e saj në këtë spektakël.
E pyetur mga moderatorja se si e ka pritur Ramush Haradinaj performancën e saj në spektakël, Anita u shpreh se Ramushi nuk i folur me ditë të tëra.
“Nuk është se e ka parë. E kam thënë në fillim edhe në intervista të tjera që ai në fillim kur i thashë unë do marrë pjesë te “Dance Albania”, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha. Kur doli promoja e emisionit dhe që i balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë. Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon. Nejse një ditë të bukur u thosha pastaj, “hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet…”. Se filluan të shqetësoheshin të gjithë “moj të mori Ramushi” u thoja, “jo s’ka gjë se e rregulloj sa të shkoj në shtëpi””, tha ajo.
Anita Haradinaj tashmë nuk vazhdon të jetë pjesë e spektaklit për shkak të disa problemeve shëndetësore.