Lajme

Policia e Kosovës: Nuk ka dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicës

E plotësuar – Policia e Kosovës ka mohuar se është nisur në drejtim të pjesës Veriore të Mitroviës.

Në një njoftim të lëshuar për media PK konfirmon se Njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare sipas detyrës zyrtare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore, mirëpo nuk ka ndonjë përfshirje apo dërgim të njësiteve speciale në veri të Mitrovicës, ashtu siç është publikuar në media.

Njoftimi i plotë:

Nov 5, 2022 at 13:44 Njësia Speciale niset për veri

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është nisur për në veri të vendit.

Portali koha.net ka publikuar momentin nisjes së policisë drejt Mitrovicës.

Një veprim i tillë i Policisë vjen pasi serbët në veri njoftuan se do të largohen nga të gjithë institucionet e Kosovës.

Policët e këtij komuniteti që ishin në takimin e mbajtur nga Lista Serbe zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës.