Një i burgosur ankohet se u dhunua nga një i burgosur tjetër
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të hënën rreth orës 12:00 një i burgosur është ankuar te mjeku kujdestar se është dhunuar nga një i burgosur tjetër para më shumë se një muaji.
Sipas SHKK-së, mjeku kujdestar ka bërë ekzaminimet përkatëse dhe nuk ka vërejtur shenja të dhunës seksuale.
“Megjithatë, bazuar në Praktikat Standarde të Veprimit të DSHB për këto raste, është kërkuar dhe është duke vazhduar trajtimi psikologjik dhe psikiatrik i tij. SHKK menjëherë ka njoftuar Policia e Kosovës të cilët janë duke u marrë me rastin. SHKK bazuar në rregullat e brendshme ka ofruar të gjitha mundësit Policisë së Kosovës që të hetoj rastin, ndërsa sipas rregullave të brendshme janë marrë masat adekuate për rastin deri në përfundim të procedurës hetimore. SHKK edhe një herë shpreh përkushtimin për parandalimin e të gjitha rasteve të dhunës në burgje dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente të veproj me kohë dhe sipas kompetencës”.