Ngjarja e dhimbshme për familjen Vula, ky është 39-vjeçari që u gjet pa shenja jete
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Hasi” në Gjakovë, ku një burrë 39-vjeçar u gjet pa shenja jete dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur.
Ky rast ka tronditur familjen Vula, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Memlit, raporton Sinjali.
Sinjali mëson se vdekjen e Memli Vulës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me Policinë, ku pas ekzaminimeve fillimisht u konstatua se i ndjeri nuk ka shenja dhune, por për ta kuptuar shkaktarin e vdekjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.