“M’prejti nëpër trup me pjata” – “O ki me ba vetëvrasje, o do ta marr shpirtin nga pak nga pak”: Rrëfimi i gruas që burri ja ka bërë jetën ferr
Shumë qifte edhe pas vitesh martesë kanë probleme, më të prekurat nga tortura psikike dhe fizike janë gratë.
Ekipi lajminet ju sjellë rrëfimin ekskluziv të një grua, të cilës mund të themi se jeta iu është bërë një ferr i vërtetë, shkruan lajmi.net.
Ajo para kamerës tregon për malltretimet dhe dhunën psikologjike që ia shkakton burri i sajë.
“Na thirrte, kurvë, rrespi, ka me ju vra, ka me ju ba”, tha ajo.
Më tutje ajo tregon se si burri i saj e inçizonte dhe e kërcënonte se këto do të ia hedhë në rrjete sociale.
“Ai më inçizonte, kur u zhvesha unë më inçizonte dhe thojke ka me i hedh në Facebook tanin”, thekson ajo.
LEXO EDHE: Nikola Sanduloviq: Vuçiq fshehtas nëpër hotele thotë se do ta njohë Kosovën – Ja kujt i tha
Viktima ka një lutje të vetme, sepse jeta iu është bërë një ferr tani më.
“Ju lutëm më ndihmoni, më jepni divorcin, s’jetoj dot me at njeri”, u shpreh ajo.
Gruaja tregon se çka i thotë burri i sajë, si formë e torturës më të rëndë psikologjike.
“Burri jem më thotë gjithë, o ki me ba vetëvrasje, o do ta marr shpirtin nga pak nga pak”, nënvizoi ajo.
Ajo tutje tregon edhe për torturat fizike që ia ka shkaktuar burri i sajë.
“M’prejti nëpër trup me pijata të thyera, 64 plagë i mora unë”, thekson viktima./Lajmi.net