Moti i keq në Shqipëri, pezullohet mësimi në 16 shkolla
Ministria e Arsimit në Shqipëri ka vendosur të pezullojë mësimin në disa shkolla, për shkak të motit të keq që po mbretëron në të gjithë vendin.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, përmes një postimi në Facebook, njofton se pas vlerësimit të bërë në terren është parë e arsyeshme që të pezullohet mësimi në disa shkolla, në mënyrë që të garantohet siguria e nxënësve dhe mësuesve.
Procesi mësimor do të pezullohet në këto shkolla:
1- Shkolla “Martin Camaj”, Shkodër qytet,
2- Shkolla “Agim Tafili”, Harku i Bërdicës,
3- Shkolla “Prekal”, fshati Postribë,
4- Shkolla “Ruzhdi Daca”, Rrethinat,
5- Shkolla “Mehmet Shpëndi”, fshati Shalë,
6- Shkolla “Theth”, fshati Shalë,
7- Shkolla “Gimaj”, fshati Shalë,
8- Shkolla “Palaj”, fshati Shosh,
9- Shkolla “Ndreaj”, fshati Shosh,
10- Shkolla “Nicaj”, fshati Shosh
11- Shkolla “Pog”, fshati Pult,
12- Shkolla “Plan”, fshati Pult,
13- Shkolla “Maja e Thanës”, fshati Pult,
14- Shkolla “Kasnec”, fshati Pult,
15- Shkolla “Kir”, fshati Pult,
16- Shkolla “Xhan”, fshati Pult