Lajme

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut tregon detaje nga nxjerrja e veturë ku u gjeten trupat e pajetë të familjes Pacolli

Pas zbulimit të vendndodhjes dhe më pas edhe nxjerrjes së makinës së familjes Pacolli që mbrëmë janë fundosur në lumin Lepenc në afërsi të Shkupit, policia ka konfirmuar se janë gjetur trupat e pajetë të tre personave.

“Nga ana e zyrtarëve policor nga Njësitit Antiterrorist ‘Tigrat’, sot në lumin Lepenc janë gjetur tre personat të cilët kërkoheshin pas aksidentit të djeshëm në rrugën Shkup-Bllacë”, kanë njoftuar nga policia.

Siç ju kemi informuar edhe më herët, bëhet fjale për tre anëtarët e familjes Pacolli. Nga kjo ngjarje ka shpëtuar 20 vjeçari i cili mbrëmë është gjetur dhe po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore.

Pamje të rënda: Foto e re nga nxjerrja e veturës nga Lepenci, brenda saj shihen viktimat
Informim

Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinion se sot (18.06.) nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit Special Antiterrorist “Tigri ” në lumin Lepenc janë gjetur tre personat e vdekur të cilët ishin në kërkim pas aksidentit të trafikut nga dita e djeshme në rrugën Shkup- Pikëkalimi Kufitar “Bllacë”.

Është gjetur edhe automjeti “bmw” me të cilin ata kanë qarkulluar. Siç informuam më herët, në bazë të urdhërit të Prokurorit Publik, shoferi i automjetit “folkswagen touran” B.B. është privuar nga liria dhe është në mbajtje për procedurë të mëtejme.