Lajme

Lirohet Naser Pajazitaj, reagon vëllau i Donjeta Pajazitaj

Gjykata Supreme ka nxjerrë aktjgykim për lirimin nga masa e paraburgimit Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, raporton Gazeta Sinjali.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe vëllai i të ndjerës, Shkëlqim Pajazitaj, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se shteti po vret.

Pajazitaj është shprehur se kanë humbur besimin në organet e rendit dhe ato të drejtësisë, pasi që sipas tij, për shtatë vite nuk kanë qenë në gjendje që ta zbulojnë të vërtetën për vrasjen e motrës së tij.

“Drejtesia e kosoves edhe njeher vertetoi se sa e fëlliqur eshte, edhe nje here vertetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vertetoi qe njerzimi qe punon aty e SHESIN fytyren e tyre per para.

Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykat e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te verteten

Keta me shumë jane te interesuar te marin nje page nga shteti sesa te vën drejtesi ne vendin e tyre. SHTETI PO VRET”, shkroi ai.