Lajme

LAJMI I FUNDIT: Sokol Halili, vrasësi i Hamide Magashit ka kryer vetëvrasje

Dyshohet se Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e shtatzënës, Hamide Magashi ka bërë vetëvrasje.

Kështu thonë burime të Gazeta Blic brenda Policisë së Kosovës.

“Informatat e para tregojnë se Sokol Halili ka kryer vetëvrasje. Është gjetur trupi i pajëtë i Halilit”, thonë këto burime të Gazeta Blic.

Zyrtarisht ende nuk kanë dhënë detaje për Gazeta Blic.

Gazeta Blic do t’ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast…

Para pak minutash, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla e ka konfirmuar raportimin e Gazeta Blic.

Ai ka njoftuar se Sokol Halili ka kryer vetëvrasje.

Postimi i Sveclës:

Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.
Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.