Lajme

Lajm i mirë për Drenicën, paralajmërohet hapja e një fabrike të madhe të kërpudhave

Sot, Skenderajn e kanë vizituar disa përfaqësues të kompanisë gjermane të konsulencës Unternehmensberatung Weihenstephan GmbH.

Gjatë kësaj vizite, investitorët gjerman u takuan me kryetarin e komunës, Fadil Nura dhe drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi.

Ata biseduan për mundësinë e disa investimeve të fushën e bujqësisë, përfshirë mundësin e hapjes së një mini-fabrike për përpunimin e rasatit të kërpudhave dhe krijimin e rrjetit të grumbullimit dhe shpërndarjes së tyre.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, kanë pritur sot në takim përfaqësuesin e kompanisë gjermane të konsulencës Unternehmensberatung Weihenstephan GmbH, Robert Sauer, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ku është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit.

Qëllimi i vizitës së miqve gjermanë është të shikohet potenciali bujqësor i komunës së Skenderajt, ndërsa në faza të mëvonshme të shqyrtohett mundësia për hapjen e një mini-fabrike për përpunimin e rasatit të kërpudhave dhe krijimin e rrjetit të grumbullimit dhe shpërndarjes së tyre.

Përveç kësaj, u diskutua edhe mundësia e ngritjes së një pikë grumbulluese të frutave, perimeve, frutave të malit dhe bimëve tjera ushqyese, ku do të mund të kyçen pastaj fermerët e komunës sonë në rrjetin grumbullues dhe shpërndarës të produkteve.

Kryetari Nura, nga ana e tij, e ka njoftuar përfaqësuesin e kompanisë gjermane me mundësitë që ofrohen në komunën e Skenderajt, si dhe me potencialin bujqësor. Ai është shprehur i gatshëm dhe i hapur për bashkëpunim, duke siguruar për lehtësirat që ofron qeverisja e tij në hapjen e fabrikave.