Ky raportohet të jetë viktima nga të shtënat me armë në Llapashticë
Nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Llapashticë të Podujevës ka vdekur sonte në orët e vona të mbrëmjes një person.
Portali lokal Llapi.info ka raportuar se ndaj viktimës nga i dyshuari është gjuajtur me 10 plumba.
I njëjti medium raporton se viktima është Bashkim Spahiu, ndërsa i dyshuari A.Havolli.
Rastin në fjalë për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti